E VEÇANTË! Kuvendi drejtohet nga Niko Peleshi dhe nxënësja ekselente: Vendimet tona janë për këta fëmijë…
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, seanca e Kuvendit të Shqipërisë u hap sot në mënyrë të veçantë.
Kryetari i Kuvendit ftoi në drejtimin e seancës për disa çaste Sofia Xhafon, nxënëse e klasës së 9 në shkollën publike “Naim Frashëri” në Tiranë.
Në fjalën e tij hapëse, Kryetari u shpreh: “Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, sot do ta nisnim këtë seancë plenare në një mënyrë të pazakontë, por domethënëse. Një vajzë e re, nxënëse e shkëlqyer dhe përfaqësuese e brezit që po rritet, do të më bashkohet për disa çaste në drejtimin e kësaj seance, si një simbol i fuqishëm që na kujton se çdo vendim që marrim dhe çdo debat që zhvillojmë këtu ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë.”
Ajo njoftoi gjithashtu ngritjen e grupit vullnetar ‘Miqtë e Fëmijëve’, të përbërë nga 24 deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të angazhohet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në vend. Në përmbyllje, Kryetari theksoi se angazhimi për fëmijët është një prioritet i pandryshueshëm i Kuvendit të Shqipërisë.
Ky moment i veçantë, i zhvilluar një ditë para 20 nëntorit, nënvizon rëndësinë e forcimit të zërit të fëmijëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre në çdo nivel të vendimmarrjes.
@NewsIn.Al
