KreuAktualitetiLajme të mira nga Gjermania. Shpresa për té marrë dritën jeshile për...

Lajme të mira nga Gjermania. Shpresa për té marrë dritën jeshile për hyrjen në BE

Shqipëria është një nga vendet që ka vite që po e pret anëtarësimin për në BE, por sa herë që duket se jemi afër, ndodh e kundërta, nuk vjen ajo “Po” e famshme nga të gjitha shtetet anëtare.Por sot po qarkullon një lajm i mirë për Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin në BE dhe këtë e thënë një medie shumë pranë BE. Urojmë me zemër të jetë vërtet kështu.“Pas ofertës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile në qershor”.

Kështu shkruan Euractiv, media pranë Bashkimit Europian, e cila thotë se Ukraina nuk mund të pranohet në BE nëse Shqipëria dhe Maqedoia e Veriut nuk ecin përpara me bisedimet për anëtarësim.Kjo media citon edhe deklaratën e kryeministrit Rama, se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut dhe të shtyjë për anëtarësim të vetëm në BE.“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama disa ditë më parë.Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por vetoja e Bullgarisë për fqinjët tanë ka ngadalësuar procesin e anëtarësimit dhe nuk i ka dhënë mundësi dy vendeve të marrin pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit