KreuKulturë / ArtLetër *pleqërie*, në vend të një mesazhi rinie... "Pra, e dashura ime,...

Letër *pleqërie*, në vend të një mesazhi rinie… “Pra, e dashura ime, kur vitet të na “mposhtin” rininë…

Letër *pleqërie*, në vend të një mesazhi rinie…
“Pra, e dashura ime, kur vitet të na “mposhtin” rininë…

Asnjëherë mos i mësoni asgjë askujt. Edhe nëse e dini me siguri se do të keni të drejtë. Mbani mend se sa shumë ju shqetësonte dikur. A i ndoqët vetë këshillat e të moshuarve? Mos u përpiqni të ndihmoni nëse nuk ju kërkohet. Mos i bëni presion askujt. Mos u përpiqni t’i mbroni të dashurit tuaj nga gjithë mjerimi i botës. Thjesht duajini ata dhe kaq. Mos u anko! Për shëndetin tuaj, fqinjët tuaj….

Mos prisni mirënjohje nga fëmijët. Mos harroni: nuk ka fëmijë mosmirënjohës – ka prindër “budallenj” që presin mirënjohje nga fëmijët e tyre.
Mos thuaj fraza si: “Unë në moshën tënde …”, “Të dhashë vitet më të mira …”, “Unë jam më (i madh)e madhe, kështu që e di më mirë …” Kjo është e padurueshme! Nëse keni nipër&mbesa, mos insistoni që t’ju thërrasin me emrin tuaj nëse ju thërrasin gjysh, nëna… Kjo është marrëzi.
Mos i shpenzoni paratë tuaja të fundit për trajtime kundër plakjes. Është e kotë. Më mirë t’i shpenzoni në një udhëtim. Mos u shiko në pasqyrë …
Mundohuni të dukeni sa më elegante. Pikërisht elegante, jo rinore. Më besoni, është më mirë kështu. Mos e fajësoni veten për asgjë. Çfarëdo që ka ndodhur në jetën tuaj ose në jetën e fëmijëve tuaj, ju keni bërë më të mirën që mundeni.
MBANI DINJITETIN TUAJ NE ÇDO SITUATË! Deri në fund!
Bëj më të mirën e dashura ime, kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mbani mend, nëse jeni ende gjallë, dikush ka nevojë për ju. ”

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit