HomeAktualitetiLëvizja e fundit e kryeministrit Ramës në Tiranë, çfarë po ndodh që...

Lëvizja e fundit e kryeministrit Ramës në Tiranë, çfarë po ndodh që në mëngjes…

Lëvizja e fundit e kryeministrit Ramës në Tiranë, çfarë po ndodh që në mëngjes…

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar disa ditë më parë për shqetësimet e qytetarëve.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 8:30 në një prej hoteleve në kryeqytet, ndërsa në takim do të jenë edhe drejtorët e bashkisë. Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.

Më 4 korrik në një takim që zhvilloi me deputetët e Tiranës Rama u kërkoi atyre për dy javë, të evidentojnë problematikat e qytetit përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët. Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës.

Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit. Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh të krijohet një raport për t’u depozituar më pas në bashki.

“Populli shqiptar na besoi 83 mandate, të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer. Në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet kudo, por duke i dëgjuar dhe punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe me diasporën”, tha Rama.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments