KreuAktualitetiLëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshime në Korçë dhe Elbasan

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshime në Korçë dhe Elbasan

Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita ka firmosur lëvizje të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Luigj Vathi është emëruar drejtor i ri i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Vathi ka mbajtur më herët detyrën e drejtorit të Policisë së Beratit dhe tashmë do të drejtojë strukturën e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Në këtë post zëvendëson Gëzim Zhupajn, i cili pas rreth dy vitesh në drejtimin e DVKM Korçë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të mbajë detyrën e shefit të sektorit.

Ndryshime raportohet se ka edhe në drejtimin e Policisë së Elbasanit. Kastriot Skënderaj pritet të emërohet drejtor i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke zëvendësuar Fatmir Hoxhën.

Lëvizjet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit vijnë në një periudhë ndryshimesh pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Policinë e Shtetit.
@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit