LINÇIMI
Praktikë e vjetër , praktikë revolucionare. Rrënjosur thellë në shpirtra tinxarë.
Jo për mbijetesë porsi vegël mbizotërimi, kushdo ndryshe meriton «asgjësimin».
Paaftësi komunikimi, a zgjedhje e vetdijshme mbretëron ku nuk njihet zotësia, mbretëron aty ku udhëheq babëzia. Mekanizëm kompleks nga ç’emëruam më lart plot zell përqafuar. Leninistë të lindur, por të pa pranuar.
Njerëz të lirë shprehin mendimin e tyre, përsa kohë në pak të tillë ndikojnë dhe ambiciet e ndonjë syreshi nuk rrezikojnë janë të lirë gëzojnë demokraci.

Por linçmi vjen dha nga shoku kur rri i heshtur, kur qëndrim mban nën zë, nga meraku mos e prishë me asnjë apo nga frika!
Pak janë ata që fjalën e thonë të lirë e nuk i prek frika e linçimit, gishtin e vënë mbi plagë dhe nuk presin “miratimin”.
Një shoqatë ngriti zërin se më nuk duronte, përdorimit e shpërdorimit i dha fund, mirkuptim kërkonte.
Simotrat të heshtura si dhe ajo gjer dje, të heshtura përsëri. Damkosjen nga linçuesit tradicionalë kishin frikë apo në takimet e mir orkestruara “do ngrinin pritë”?!?!?!
Fol sa të duash , fol se lirohesh, rri këtu mos luaj se jashtë rrëzohesh. Jashtë të ha ujku, jashtë bën dhe ftohtë. Jashtë eshtë tradhëti, jashtë shërbëtor – të thonë.
Rri në sofër të numërohesh, në ke ftohtë do ngrohesh, për zjarrin kujdeset padrinoja, pa merak se dikush e ruan atë dhe nga hija. “ Varka po mbytet” të thonë- ne të japim dorën, dhelmin e ndarjes injektojnë ,mbi situatat mbizotërojnë.
Ndaj simotër shoqatë rri në orkestër se jashtë stonon, në stë pëlqejnë veglat frymore , të japim corde-ore por merak kemi se telat mos ngatërron.
Të emërojnë përçarës ata që me këtë moto rrojnë.
Ndaj rri ku je , rri se mirë je.
E pe çi bënë tjetrit?!
…
Po ç’tu desh a derbardhë!
Nestor Dede
