Lista-Trump dëbon afro 2000 shqiptarë nga SHBA
Rikthimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë trazoi “ujërat” në Amerikë dhe mbarë botën. Një prej urdhrave ekzekutivë më të rëndësishëm që ai nënshkroi ishte ai për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm. Menjëherë pas betimit Trump nisi zyrtarisht zbatimin e planit për dëbimin e emigrantëve, ku shumë avionë të ushtrisë amerikane C-17 filluan të transportonin emigrantët e paligjshëm drejt vendlindjes së tyre.

Emigrantët i përkasin kombësive të ndryshme, dhe mes tyre mësohet se ka edhe shqiptarë. Zyra për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave (ICE) ka dhënë së fundmi numrin e emigrantëve të dëbuar dhe kombësinë e tyre përkatëse. Në listën e siguruar nga Dosja.al shihet se në mesin e 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm, të cilët kanë marrë urdhra përfundimtare për dëbim nga Drejtoria e Emigracionit dhe Doganave (ICE), janë edhe 1 mijë e 874 shqiptarë.

@NewsIn.Al
