Këshilltarët e Sigurisë SHBA-Rusi flasin për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, foli sot me sekretarin e Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, duke e paralajmëruar atë për pasojat e “çdo vendimi të Kremlinit për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë”.
Ky ishte kontakti i parë zyrtar i nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Sullivan “i tha gjeneralit Patrushev se nëse Rusia është serioze për diplomacinë, atëherë duhet të ndalojë sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës”.
@NewsIn.Al

