LUTJA E NATËS SË KADRIT
O Zoti im, ti fal shumë dhe e don faljen, andaj më fal edhe mua!
O Zot, më kënaq me hallallin Tënd, që të mos i qasem haramit dhe më bën mirësinë Tënde, që të mos jem i nevojshëm për askë tjetër pos për Ty!
O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e asaj që e njoh dhe nga e keqja e asaj që nuk e njoh.
Zoti im, kërkoj mbrojten Tënde nga ajo që e kam bërë dhe e keqja e asaj që nuk e kam bërë!
O Zot, pastroje zemrën time nga hipokrizia, pastro punën time nga paraqitja e rreme, gjuhën time nga gënjeshtra, syrin tim nga shikimi i fshehur, ngase Ti din për çdo shikim të fshehur dhe gjithë çka fshehim në zemër!

Edlira Baruti

