Në errësirë.
Trokiti nata, me ftohtë se kurrë.
Jashtë, muzgu i lodhur prej pritjes.
Brenda vallëzon gënjeshtra, dhimbje.
Në tryezë ditari I shiut pikon vjeshtë.
Kur mbylla sytë.
Gishtat përkëdhelen gjethet.
Pengje të netëve pa shpirt.
Stolira të vetmuara, trishtim.
Dergjur lengimit të zbehtë..
Kur zbardhi dita.
Pasqyra me vështron sytë!
Fitimtare pranë xhamit
Me lind buzëqeshja.
Heshtja ka arsyet e veta!

Rakels Zogq

