Prindërit , për ata, fëmijë ne mbetëm …
Gjithmonë mbeten të njëjtët …të pazevendesueshmit…Prindërit …
Një nënë dhe një baba, që kurrë nuk janë lodhur të na vijnë rrotull, kur me vrapin tonë donim të pushtonim botën dhe kurrë nuk janë mërzitur me pyetjet tona që normalisht fillonin me Pse… Pse …Pse???
E ti je ky që je …kështu si je … me buzëqeshjen ngjitur buzëve…. buzëqeshje që ecën me mallin ngjitur ne hapat e të përditshmes . “flakur” në humbetiren e mirësisë ..
Ata e dine këtë, e ndjejne dhe me dashuri t’i zvogëlojne distancat… me ëmbëlsinë e një zëri të dashur në orët e para të ditës së re… dhe ti harron që je larg… mendon që je…e ndjen që je shumë afër, je aty, atje me ta… asnjëherë vetëm, jo plotësisht, ata janë me ty, për ty, sa herë ti të ndjesh se ke nevojë për ta….
Ecën … hapat hidhen lehtë gjatë viteve, gjithmonë drejt një fluturimi me krahë më të fortë … gjithmonë drejt rrugëve të reja … gjithmonë me një qëllim në mendje… me shumë dashuri në zemër….me një buzëqeshje në buzë dhe me sytë e kthyer herë pas here pas… për të riparë, përqafuar dhe shuar mallin… me ata që të sollën deri këtu…ecen, në rrugën tënde , me shikimin përherë aty…aty …aty ke ata…aty ku e mira nuk ka fund…


#Ilir Jano

