Zonja Albright, mbështeti zgjerimin e NATO-s, ndërsa ishte ajo që e shtyu aleancën të ndërhynte në Ballkan. Fryti i këtyre presioneve ishte operacioni “Forca Aleate” i kryer në Kosovë nga forcat e NATO-s nga marsi deri në qershor 1999.
Madeleine Albright, Sekretarja e parë femër e Shtetit e SHBA-së që kontribuoi në politikën e jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur.
Ajo ishte 84 vjeç.
Sipas familjes së saj, ajo vuante nga kanceri.
Kush ishte Albright?
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatia më e lartë e vendit gjatë mandatit të tij të dytë.
Ajo mbështeti zgjerimin e NATO-s, ndërsa ishte ajo që e shtyu aleancën të ndërhynte në Ballkan. Fryti i këtyre presioneve ishte operacioni “Forca Aleate” i kryer në Kosovë nga forcat e NATO-s nga marsi deri në qershor 1999.
Madeleine Albright u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.
Ajo ishte fytyra e politikës së jashtme të SHBA-së gjatë dekadës midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe luftës kundër terrorit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001, një kohë e paralajmëruar nga Presidenti George W. Bush si një “rend i ri i gjërave”. “
Madeleine Albright lindi në Smihov, Pragë, në ish-Çekosllovaki dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara me familjen e saj.
Figura e saj do nderohet gjithmonë me respekt e mirënjohje nga gjithë kombi shqiptar

@NewsIn.Al

