KreuKulturë / ArtMarcus Aurelius: "TË GJITHA ZHDUKEN NJË DITË, BËHEN LËNDË LEGJENDASH DHE VARROSEN...

Marcus Aurelius: “TË GJITHA ZHDUKEN NJË DITË, BËHEN LËNDË LEGJENDASH DHE VARROSEN ME SHPEJTËSI NË HUMNERËN E HARRESËS.”

TË GJITHA ZHDUKEN NJË DITË, BËHEN LËNDË LEGJENDASH DHE VARROSEN ME SHPEJTËSI NË HUMNERËN E HARRESËS.
Marcus Aurelius

“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave që admiroheshin, që i mbanin me respekt gjithmonë, të gjithë në gojë, sot ata kanë filluar të harrohen e mos dëgjohen si dikur: Camillus, Caeso, Volesus, Dentatus dhe në një masë më të vogël Scipio dhe Cato, dhe po ashtu edhe Augustus, Adrian dhe Antoninus, për të gjithë këta, flitet më pak tani sesa në ditët e tyre.
Të gjitha zhduken, bëhen lëndë legjendash dhe varrosen me shpejtësi në humnerën e harresës. Dhe mendoje, kjo është e vërtetë për ata që dikur shkëlqenin si yje të shndritshëm në qiell, por për të tjerët (?). Eh, ata sapo dheu i mbulon kufomat e tyre, ata s’egzistojnë më, “as në sytë dhe as në mëndjen e njeriu”.
Në fund të fundit më duhet të pyes: “Çfarë do të përfitonim nga të kujtuarit e përjetshëm? Absulutisht asgje. Vallë ja vlen që jetosh, që të kujtohesh? Apo më tepër, për çfarë ia vlen të jetosh?”
Mendoj se ato që ja vlejnë në këtë jetë janë: drejtësia në mendime, mirësia në veprime, të folurit që nuk mund të mashtrojë e me logjikë dhe një prirje për të pranuar psikologjikisht çdo gjë që vjen, duke e pritur atë si të nevojshme, të njohur, që rrjedh nga i njëjti burim si dhe burimi nga vijmë të gjithë …”

Shqip: Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga: Markos Avrilios, “Ta is Eavton” që në përgjithësi përkthehet si “Meditations” ose “Mendime”, libri IV-të.
* * *
Marcus Aurelius Antoninus Augustus, (121 – 180, pas Kr.) perandor i Romës, filozof stoik, njëri prej pesë perandorëve të quajtur prej popullit, “të mirë” sepse gjatë gjithë ekzistencës së perandorisë, në rreth 20 vjetët që ai ishte në fuqi, perandoria kaloi një periudhë relativisht paqeje, stabiliteti e mbrodhësie, etj.
Edhe më. Në çastin që Mark Aureli do të vdiste, ata që e ruanin gjithë natën, dëgjuan fjalën e tij të fundit, e cila ishte “aequanimitas” aequus (qetësi) + animus (shpirtit) + -itās, që shumë a pak në shqip do të përkthehej, “qetësi shpirtërore” pra kjo ishte fjala kyç që ai i jepte thelbit të jetës që jetoi. Pas kësaj fjale, ai vari kokën dhe fjeti në amshim, thonë biografët e tij. Perandorinë romake pastaj e trashëgoi Komodi, i biri që mbahet mënd si një nga perandorët më të keq, më të dobët, më të shthurur në historinë e perandorisë. (Ilia V.Ballauri)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit