KreuKulturë / Art"MBI VJEDHËSIT" - Viti 1732: Në Akadminë e Voskopojës janë thënë...

“MBI VJEDHËSIT” – Viti 1732: Në Akadminë e Voskopojës janë thënë edhe këto …Mësimdhënësi Nektar Tërpo!

MBI VJEDHËSIT
Në Akadminë e Voskopojës
janë thënë edhe këto … v.1732:

Vjedhës
nuk është vetëm ai që і hedh vajit ujë,
por,
Vjedhës është edhe ai që,
fshihet për diçka,
prej prindërve, prej vëllezërve, prej shoqërisë.

Vjedhës është edhe ai që,
gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

Vjedhës është edhe ai që,
lakmon paranë dhe shet shtrenjt.

Vjedhës është edhe ai që,
pasi fiton luftën, plaçkit popullin.

Vjedhës është edhe ai kryetar që,
fshehurazi grabit paratë e taksave.

Vjedhës është edhe ai që,
mban paratë e mëditjes së puntorëve.

Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që,
nuk mëson nxënësit e vet.

Vjedhës është edhe ai që,
jep pak dhe merr shumë.

Nga Nektar Tërpo,
mësimdhënës në Akademi, murg nga Voskopoja і cili jetën e tij e kaloi fillimisht në Voskopojë e pastaj nëpër një sërë manastiresh dhe që duhet të ketë përfunduar në Venecie, ku edhe mund të ketë vdekur.
—————————
Nxjerrë nga libri: “Nektar Tërpo, voskopojari … 1732”
bot. Kotti Korce 2005, 86fq. aut. Ilia V. Ballauri. ©

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit