KreuAktualitetiDeklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se...

Deklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se pala tjetër është e nxitur edhe nga influencues rusë dhe kisha ortodokse e ndikuar nga rusët, tregojnë edhe një herë mentalitetin e dobët dhe përçarës

Deklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se pala tjetër është e nxitur edhe nga influencues rusë dhe kisha ortodokse e ndikuar nga rusët, tregojnë edhe një herë mentalitetin e dobët dhe përçarës duke abuzuar në emër të besimit fetar .Ne ortodoksët nuk dallohemi për dhunë zotëri dhe marrëdhëniet me besimtarët e çdo lloj feje i kemi të çmuara.

Askush nuk mund të luajë me bashkëjetesën tonë të shkëlqyer…ju , jo e jo…thjesht se nuk ju llogarit njeri!

Kreshnik Çollaku: Këto janë struktura paralele. Janë grupi/komiteti i shpëtimit të ’97-ës si në numër, si në përbërje. Ata kanë dashur të na vrasin. Nuk kanë dashur të vrasin as ty dhe as ty. (Drejton gishtin nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i PD-së), por 4 nga ne deputetët. Kjo është e tmerrshme dhe ne s’kemi punë me ta. Atyre 200 vetëve duhet t’u dalë emri dhe unë nuk kam më asnjë lidhje me ata deputetë që kanë dashur të na vrasin. Ne duhet të jemi drastikë. Ata duhet të përjashtohen dhe nuk duhet të jenë në radhët tona. Ka një tendencë destabiliteti.

Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashke.

Lulzim Basha: Për kë e ke fjalën, për inteligjencat lindore?

Kreshnik Çollaku: Po.

Lulzim Basha: Për cilën konkretisht?

Kreshnik Çollaku: Për influencat ruse. Dhe kisha ortodokse. Po vjen në prokuror i Përgjithshëm amerikan në Kroaci dhe do plotësojë dosjet për Ballkanin.

Xhelal Mziu: Duhet të mos tolerojmë ata që drejtuan sulmin dhe të bisedojmë me demokratët, që t’i bindim. Edhe ruajtja e selisë ka rëndësinë e vetë, si dhe duhet të takojmë faktorët në bazë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit