Mbreti dhe bilbili…
Sic tregojnë të vjetrit e moçëm, dikur spiunët e mbretit gjetën në pyll një zog të panjohur më parë dhe e sollën në pallat. Ky zog, ( natyralistët thanë se quhej bilbil), megjithëse nuk kishte pendë aq të bukura, kishte një zë shumë melodioz, ishte mjaft i dashur, dhe kënga e tij mbushej me një kolorit të pasur ngjyrash e tonesh …
Mbreti e dëgjonte me kënaqësi, por me gjithe të mirat e tij ky zog kishte një të metë: ai këndonte dhe pushonte kur t’i tekej dhe jo atëhere kur urdhëronte mbreti. Një pavarësi dhe kryeneçësi e tillë për mbretin ishte njëlloj si krimi dhe ai dha urdhër:
“Të regjistrohen këngët e bilbilit në një pllakë, pastaj ai të vritet, të ballcamoset dhe të futet në një kafaz të artë, në të cilin të vendoset mbishkrimi :- Bilbil!”
Përveç kësaj mbreti dha urdhër që të ngjyrosen pendët e zogut me ngjyra të gjalla, të ndezura me qëllim që pendët e bilbilit të ishin po aq të bukura sa edhe kënga e tij…
Kështu, duke hequr qafe zogun e pabindur, mbreti e tregoi dhe një herë se vullneti i tij, (qoftë ky dhe budalla) eshte ligj!!!
@NewsIn.Al

