Me 10 pula fituan tenderin 2.7 miliardë lek, për të furnizuar me mish burgjet e vendit për dy vjet…
Çudirat tashmë nuk janë më çudira në Shqipëri. Një investigim i gazetarëve të Stop, na zbulon “mrekullinë” shqiptare të rradhës, ku firma fituese e tenderit të mishit ka vetëm 10 shpendë në inventar…të qeshësh, apo të qash?
Janë 320 000 euro të shpërdoruara, thotë gazetari Saimir Kodra dhe kjo çështje do i kalojë prokurorisë.
Firma fituese, sipas dokumenteve zyrtare, ka vetëm 10 shpendë. Pra, një firmë me vetëm 10 pula në inventar dhe jep ofertën më të lartë shpallet fituese e tenderit, për të furnizuar me mish burgjet e vendit për dy vjet e me një shumë parash 2.7 miliardë lekë të vjetra nga taksat tona.
“Sipas dokumenteve zyrtare kjo firmë ka në inventar rreth 10 shpendë pula. Çka do të thotë se nuk plotëson pikën 6 të këtij tenderi”, raportoi gazetari.
“Pas këtij momenti, me kënaqësinë më të madhe kemi ideuar një denoncim që do ta çojmë në organet kompetente. Nuk mundet që kjo gjë të vazhdojë kështu. Më dhimbsen 320 mijë Euro se janë të të gjithëve ne, dhe me këto 320 mijë Euro mund të ishte bërë një kopsht i mrekullueshëm në Tiranë ose rikonstruktuar një prej tyre”, tha Kodra.
@NewsIn.Al

