KreuAktualiteti”Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur…”/ Skënder Rusi

”Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur…”/ Skënder Rusi

”Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur…”

Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur,
Gjersa vrapon veten për të gjetur,
Ma thërrisni këtu njeriun më të ditur,
Të gjejë atë që nga hiçi ka mbetur!

Më duket mua apo të gjithë e kemi pritur,
Të shpëtojmë duke hapur- jo veç një derë!
Kush hedh një hap, një majë e ka arritur,
Kush kërkon maja, nuk ndalet asnjëherë!

Më duket mua apo e gjeta mendjen,
I ftova të gjithë atje, brenda në zemër!
Atje s’do ketë kurrë vdekje tënden,
Dhe dimrat do të jenë gjithnjë të gjelbër!

Skënder Rusi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit