HomeAktualitetiMe shpresën e një bashkëpunimi të frytshëm me të gjitha shoqatat dhe...

Me shpresën e një bashkëpunimi të frytshëm me të gjitha shoqatat dhe organizatat e ligjshme

Protesta e datës 8 Qershor me idenë e z. Artur Shehu dhe iniciativën e z. Etmond Guri, ndonëse e organizuar vetëm në dy ditë, edhe pse me një pjesëmarrje që linte për të dëshiruar, mblodhi bashkë për një kauzë të përbashkët individë dhe organizata që pavarësisht mos përputhjeve dhe pakënaqësive në nivel personal dhe jo vetëm, tregoi se për një çështje që na prekin të gjithëve mund të lëmë mënjanë cinizmin, luftën pa kuptim edhe me shtrëngime duarsh e përshëndetje kortezie të munguara, për një çështje që na bashkon. Kjo na jep shpresën se idea jonë e hedhur për bashkëpunim pa asnjë përjashtim ( theksoj : bashkepunim jo bashkim) do të gjejë terrenin e përshtatshëm, duke ftuar intelektualet e vërtetë, të diskutojmë ide dhe të programojmë zgjjdhje për të gjitha çështjet që shqetësojnë komunitetin tonë, duke i adresuar si duhet në ekzekutiv. Mjafton të zbatojmë porosinë e heroit tonë kombëtar në shembullin më thuprat që pas 500 e ca vjetësh, me ne fund, ta kuptojmë duke e zbatuar. Me shpresën e një bashkëpunimi të frytshëm me të gjitha shoqatat dhe organizatat e ligjshme .

Vëllazërisht.
ARMAND ZOGA.-Rr.B.Sh.Greqi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments