HomeFutbollLojë që bind! Italia ekipi i parë i Europianit që kualifikohet në...

Lojë që bind! Italia ekipi i parë i Europianit që kualifikohet në 1/8-at

Italia e Roberto Mançinit vazhdon ecurinë e saj spektakolare dhe tashmë me të drejtë mban petkun e pretendentes për t’i shkuar deri në fund këtij Europiani. Të kaltrit kanë mundur me shifrat 3-0 sot edhe Zvicrën, duke u bërë ekipi i parë që kualifikohet në fazën me eliminim direkt, ndërsa ndaj Uellsit do të shohë nëse do të jetë skuadra e parë apo e dytë në grup.

Italianët e nisën menjëherë ndeshjen me vrull duke diktuar ritmin përballë Zvicrës që kishte menduar më shumë të përdorte sulmet nga krahët në pritje të ndonjë magjie të Shaqirit. Por vendasit u treguan shumë ngulmues dhe pasi panë t’u anulohej një gol i Kielinit për një prekje topi me dorë, kaluan në avantazh me Lokatelin, i aftë të përfitonte nga një aksion i Berardit.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Lokateli, këtë herë me një gjuajtje të fortë, që mposhti Zomer, duke dyfishuar shifrat e bërë thuajse formalitet fitoren, pasi Zvicra dukej thuajse e dorëzuar. Edhe ato pak raste që krijuan helvetët, u neutralizuan nga Donaruma i vëmendshëm me ndërhyrje shpëtimtare, duke mos i lejuar të ktheheshin në ndeshje, Në fund, erdhi edhe goditja befasuese e Imobiles, i cili vulosi fitoren 3-0 dhe preu biletën për në fazën tjetër për Italinë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments