Vangjo Nova
Artist Merituar -Kompozitor dhe dirigjent
(Korçë 27/ 01/1927- Janinë 05/01/1992)
Ndoshta një nga kompozitorët shqiptarë që gjatë gjithë jetës së tij ka përjetuar shumë padrejtësi dhe pas vdekjes është lënë pothuajse totalisht i harruar.
Pasardhës i një familje të pasur me origjinë nga Çifligu i Korçës, fakt që do qëndronte si arsyeja kryesore për të paguar shtrenjtë “luftën e klasave”, që nga rinia e tij e hershme dhe gjatë gjithë jetës së tij nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës. Jeta e tij do vështirësohej ende më më shumë gjatë viteve 1950 pas ekzekutimit të padrejtë politik të babait të tij si një autor i dyshuar në shpërthimin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë.
Vangjo Nova studimet e para për muzikë i filloi në liceun artistik “Jordan Misja” gjatë viteve 1946-1950 si nxenes i Konstandin Trakos, gjatë viteve 1951-1953 vazhdoi pranë Çesk Zadesë dhe më pas i përfundoi në Konservatorin e Moskës.

Pas kthimit nga Moska emërohet në Teatrin e Operas dhe Baletit si asistentit i ish profesorit të tij Konstantin Trako deri në vitin 1965 kur emërohet si profesor i “armonisë dhe solfezhit” në Liceun Artistik Jordan Misja, pozicion që mbajti deri në vitin 1984 kur doli në pension.
Veprimtarinë artistike e ka nisur rreth viteve 50 duke krijuar këngë të lehta, këngë korale, romanca, këngë për fëmijë, muzikë skenike, vepra orkestrale dhe gjini fonike. Ndër veprat e mëdha mund të përmendim: “Tarracat e bregdetit” (kolona zanore e dokumentarëve për bukuritë e vendit), “Koncert për piano dhe orkestër”,” Rapsodi për flaut”.
Opera e tij e parë, Heroina me libret nga Luigj Gurakuqin bëri premierën e saj në Tiranë më 17 qershor 1967. Historiku i saj zhvillohet gjatë luftës së çlirimit kombëtar në rethin e Korçës (1940–44), ajo tregon për luftën dhe optimizmin revolucionar dhe muzika bazohet në një suksesion të melodive të njohura partizane. Opera e tij e dytë, ‘Pishtari i të Mësuarit’ me libret të Agim Shehut, pas disa peripecive politike, përfundoi në 1989. Ajo merret me ngjarjet që çuan në hapjen në Korçë në 1886 të shkollës së parë në Shqipëri të lejuar për të dhënë mësim në gjuhën shqipe.
Vlen të përmendet këtu se ai ishte një nga kompozitorët kryesorë të festivaleve të para të radios dhe televizionit. Këngët e tija që i mbetën të stampuara publikut janë, kënga “Shpresë” e kënduar nga Xhoni Athanas & Avni Mula dubluar nga Ylber Gimjani, “Mëngjezi në pyll” Kënduar nga Zana Rrapaj ,”Atdheu” e kënduar nga Hysen Koçia, “Zemër nënë” kënduar nga Gjergj Sulioti dhe Petrika Rëmbeci.
Ai ka marrë pjesë si Mjeshtër Kori në pothuajse të gjitha shfaqjet e Operas me emrat më të mëdhenj të vendin, ndërsa ka dhënë një kontribut të madh edhe në riorganizimin muzikor të qytetit të Fierit.
Përkundër kontributit tij të madh, shteti post-socialist me shumë vështirësi e vajosi atë si një “Artist të Merituar” disa muaj para se të vdiste dhe pas një pritje të gjatë. Sot, emri i tij konsiderohet i harruar, si nga komuniteti i muzikës, ashtu edhe nga shteti. Një kërkim i thjeshtë në internet do t’ju bindë..
Aleksandër Ikonomidhi Sulioti

