Edmond Shallvari: “Më tërbon injoranca e madhorëve
Eshtë kaq e shëmtuar, deri në alergji…”
INJORANCA
Nuk më shqetëson injoranca e fëminorëve
Eshtë kaq e bukur, deri në madhështi
Më tërbon injoranca e madhorëve
Eshtë kaq e shëmtuar, deri në alergji
Nuk më shqetëson injoranca e analfabetit
Eshtë kaq naive, deri në keqardhje
Më çmend injoranca e intelektit
Eshtë kaq e pështirosur, deri në fatale
Nuk më shqetëson injoranca si fjalë
Eshtë kaq normale, deri në gjuhësi
Më injoron qenien çdo injorancë
Që është kaq injorante, sa të vjen nakati
@Edmond Shallvari
@NewsIn.Al

