KreuAktualitetiMediat shënjestrojnë Metën/ Tedi Blushi: Të hapet çdo dosje e Sigurimit të...

Mediat shënjestrojnë Metën/ Tedi Blushi: Të hapet çdo dosje e Sigurimit të Shtetit!

Mediat shënjestrojnë Metën/ Tedi Blushi: Të hapet çdo dosje e Sigurimit të Shtetit!

Menjëherë pas krijimit të Partisë së Lirisë, në shumë media u deklarua një dokument i Autoritetit të Dosjeve, ku aludohej se (I.M) Ilir Meta ka qënë para shumë vitesh bashkëpunëtor i Sigurimt të Shtetit.

Bashkëpunëtori i ngushtë i ish presidentit Meta, Tedi Blushi, ironizoi pak më parë, për  këte lajm të shpallur sot:

“Ha Ha Ha…Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit.

I BËJMË THIRRJE AUTORITETIT TË DOSJEVE TË HAPË QË SOT DHE TË BËJË PUBLIKE ÇDO DOSJE DHE INFORMACION TË SIGURIMIT TË SHTETIT DHE GJITHÇKA TJETËR, PËRFSHIRË EDHE PROCESVERBALET E ORGANIZATËS SË RINISË TË ASAJ KOHE!

Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet”, shkruan Tedi Blushi.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit