Mesazhi i ri i Netanyahut për Hezbollahun: Izraeli nuk e ka thënë ende fjalën e fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Hezbollahun se vendi i tij nuk ka thënë “fjalën e tij të fundit” .
” Tre javë më parë ne neutralizuam komandantin (Hezbollah) dhe sot parandaluam planet e tij agresive ,” tha Netanyahu në fillim të një takimi të kabinetit.
Sipas kryeministrit izraelit, mbrojtja ajrore ka kapur të gjithë dronët dhe raketat e lëshuara nga Hezbollahu kundër Izraelit.
Në të njëjtën kohë, Netanyahu tha se Hezbollahu dhe Irani duhet të dinë se përgjigja e dhënë nga Izraeli ishte ” një hap tjetër drejt ndryshimit të situatës në veri dhe kthimit të sigurt të banorëve tanë në shtëpitë e tyre “.
“ Ky nuk është fundi i historisë ”, theksoi ai.
Izraeli njoftoi se kishte penguar një sulm në shkallë të gjerë nga Hezbollahu duke nisur sulme të shumta në Liban.
Por lëvizja shiite libaneze tha se kishte arritur të gjuante qindra dronë dhe raketa në pozicionet izraelite si hakmarrje për vdekjen më 30 korrik të një anëtari të lartë të krahut të saj ushtarak, Fouad Shukr, në një sulm izraelit në një periferi të Bejrutit.
Hezbollahu: E kemi vonuar përgjigjen ‘për arsye politike’
Një zyrtar i Hezbollahut tha se përgjigja e lëvizjes shiite libaneze ndaj Izraelit për vrasjen e një prej komandantëve të saj u vonua “për arsye politike” dhe kryesisht për shkak të bisedimeve të vazhdueshme për një marrëveshje armëpushimi në luftën në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izraelitë.

