Sunday, July 26, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMetamorfosa e shpirtit/ Nga Armand Zoga

Metamorfosa e shpirtit/ Nga Armand Zoga

Metamorfosa e shpirtit

Ardhur nga moskoha
zhytur thellë vetvetes,
aty ku grimcat kthehen
në gurë,
rrënjë e gjethe,
shtrydhet spjegimeve,
misterit të krijimit…
Shtrënguar iluzionit
të limitit të kohës,
në sensin e simboleve
rizbulon vetveten,
ndjek njohjen e elementëve
në formulën e artë,
trekëndësh,
katror e rreth,
spiralit të zjarrtë,
përshkruar mes për mes
nga drita e ndriçimit,
që ndriçon ç’do skutë,
peshës së krijimit.
Duke rimarrë sërisht,
të rikthimit lojë,
drejt pikës së nisjes
atje,
në moskohë.

Mançester – Armand Zoga

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments