Më shih në sy,
Jo lehtë,
Jo si kalimtare në një stinë që ikën.
Më shih
derisa koha të ndjej dhimbjen e mungesës,
derisa trupi të digjet nga malli për përqafim.
Më shih
derisa të bëhesh forca e shikimit tim.
Asnjeherë skam par në sy,
Në sy , askënd!
Por ndiej ,se drita e syve te tu,
është më i ëmbli vënd.
Dhe nëse bota përpiqet të na shuaj,
Le të mbetemi ai shikim,
Gabimi im i ëmbël ,
Gabim që ndez përjetsinë.
Marsela Idrizaj
@NewsIn.Al

