ZLATAN IBRAHIMOVIC: “Kam luajtur me kampionë të mëdhenj, kam luajtur me futbollistë që ishin të afirmuar tashmë. Kam luajtur me lojtarë që i shihja si talente dhe po bëheshin yje. Por ai që ndjeva se mund ta bënte për shumë vite, dhe nuk e bëri, ishte Adriano kur ishte te Interi.
Kur shkova te Interi, gjëja e parë që i kërkova presidentit ishte se doja që Adriano të qëndronte sepse ai ishte lojtari me të cilin doja të luaja. Ai mund të gjuante nga çdo kënd. Askush nuk mund ta rrëzonte, askush nuk mund t’ia merrte topin, ai ishte një “kafshë”.
Isha i lumtur që luaja me të. Por nuk zgjati shumë. Gjithmonë them se 50% e gjithçkaje që ti je, është pjesa mendore. Nëse nuk e ke në kokë, është e vështirë të mbetesh…”
@NewsIn.Al
