KreuAktualitetiMinistri i Mbrojtjes Niko Peleshi shpreh ngushllime për humbjen e jetës së...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shpreh ngushllime për humbjen e jetës së dy pilotëve grekë gjatë shuarjes së zjarreve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shpreh ngushllime për humbjen e jetës së dy pilotëve grekë gjatë shuarjes së zjarreve

⚫️ Të tronditur nga lajmi i rrëzimit të avionit  “Canadair” grek, në ishullin e Evias. Tragjike, humbja e jetës së dy pilotëve që po ndihmonin në shuarjen e zjarreve.
Lutemi që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar!
Solidarizohemi me Greqinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mund të nevojitet. Të jemi në krah të tyre në këto ditë të vështira është një detyrë humane dhe morale.
Humbja e dy pilotëve tregon shërbimin e paçmueshëm të çdo ushtaraku, që është i gatshëm të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vendit duke luftuar çdo verë dhe duke rrezikuar jetën për të shuar zjarret.
Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave në këto momente të vështira.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit