Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiMjaft më! Drejtësia shqiptare nuk është as skenë teatri diplomatik, as shesh...

Mjaft më! Drejtësia shqiptare nuk është as skenë teatri diplomatik, as shesh pazari…/ Av. Edmond Petraj

Mjaft më!
Drejtësia shqiptare nuk është as skenë teatri diplomatik, as shesh pazari për udhëzime të huaja.

Çdo ambasador, ministër apo zëdhënës që hyn në institucionet e drejtësisë dhe u flet prokurorëve me gjuhën “bëni detyrën”, në fakt po kryen një ndërhyrje të pastër politike në një proces penal që kërkon vetëm prova, jo presion!

Shqipëria nuk është provincë ku diplomatët caktojnë drejtimin e dosjeve.
Nuk është laborator eksperimental ku testohen skenarë politikë të importuar.
Nuk është vend pa shtyllë kurrizore, që pret udhëzime nga jashtë se si duhet zbatuar ligji.

Drejtësia është sovrane.
Sovraniteti nuk falet.
Institucionet nuk preken.

Është e papranueshme, e padenjë dhe e rrezikshme që prokurorët e një strukture të posaçme të takojnë diplomatë të huaj ndërkohë që kanë në duar çështje penale konkrete, të pazgjidhura dhe të ndjeshme.

Sepse, sado të mundohet kush ta relativizojë, mesazhi është i qartë:
presion mbi drejtësinë.

Kushdo që e njeh juridiksionin shqiptar e di shumë mirë se prokurori nuk i përgjigjet askujt tjetër përveç ligjit.

Gjykata nuk udhëhiqet nga përshëndetjet e ambasadave.
Hetimet nuk orientohen me konferenca shtypi.

Drejtësia nuk ka nevojë për tutorë.
Ka nevojë për integritet.
Ka nevojë për respekt.

Ka nevojë për kufij të qartë kufij që i vendos Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Dhe kush prek drejtësinë, prek shtetin.
Kush prek shtetin, prek sovranitetin.
Kush prek sovranitetin, kalon vijën e kuqe.
Prandaj, po e them hapur dhe pa dorashka…NDAL!

Mjaft me ndërhyrjet e huaja në drejtësi.
Shqipëria ka ligj, jo komandë.

Drejtësia ka prova, jo protokolle.
Kushtetuta ka fuqi, jo flamur të huaj.

AVOKAT EDMOND PETRAJ

#Petraj
#Avokatedmondpetraj
#Tirana_Albania

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments