Pas një shoping në Londër së bashku me fëmijët e saj studentë në kolegje që dhe familjet e zakonshme angleze mezi “i prekin” , deputetja Kryemadhi ngre shqetësimin për të rinjtë shqiptarë emigrantë në Britaninë e Madhe.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Parlamenti ka folur për të rinjtë, që sipas saj e kanë shumë të vështirë të futën në politikë këtu në Shqipëri.
Në parim kjo “foltore” për të rinjtë ka një te drejtë që nuk ndryshon asgjë nga një shprehje rutinë në Parlamentin shqiptar. Po sa i takon deputes së përjetshme të parlamentit të çuditet dhe shqetësohet për fatin e të rinjve shqiptare, që te deryruar nga skamja, varfëria, mungesa e perspektivës gjejnë 100 mënyra të ligjshme dhe të paligjshme për të jetuar?
Sa nga këta të rinj do të vazhdonin këtë rrugë të keqe të jetuari dhe menduari, nëse do kishin ndonjë % nga pasuria e zonjës së parë të vendit?
Bëni ndonjë fjalim për motin…do ju dëgjojnë…vazhdoni me modën, prapë do ju dëgjojnë…hidhuni nga paraja, si bëhet, si fitohet, si shumohet, si përdoret, si dhurohet, si fshihet, si pastrohet dhe shumë “sira” të tjera dhe do ju dëgjojnë…por jo për rininë shqiptare që ti dhe kasta tënde nuk denjon t’ju hedhësh sytë rrugëve të botës!
Dje në parlament, në fjalën e saj ajo u shpreh se të rinjtë detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajza eskortë të kriminelëve të drogës.
Kuptoheni…të rinjtë shqiptarë, votues të ketyre halleqarëseve milionere përfundojnë qosheve të Londrës, atje ku fëmijët e tyre hipur në makina super luksoze, e kanë për ulje të kalojnë.

