Një burrë pa një gjarpër që po digjej për vdekje dhe vendosi ta shpëtonte duke e larguar nga zjarri.
Kur e bëri atë, gjarpri e kafshoi duke i shkaktuar dhimbje të tmerrshme. Burri e lëshoi gjarprin dhe ai u zvarrit duke rënë përsëri në zjarr.
Burri shikoi përreth dhe gjeti një shtyllë metalike dhe e përdori atë për ta nxjerrë gjarprin nga zjarri, duke i shpëtuar jetën.
Një burrë që po shikonte të gjitha nga anash iu afrua këtij burrit dhe i tha:
“Ky gjarpër të kafshoi. Pse ende po përpiqesh ta shpëtosh?”
Burri iu përgjigj: “Natyra e gjarprit është kafshojë por, kjo nuk do ta ndryshojë natyrën time, dhe kjo është të ndihmoj”.
Mos e ndryshoni natyrën tuaj thjesht sepse dikush iu ka lënduar. Mos e humb zemrën e mirë, por mëso të kujdesesh dhe të ndihmosh të tjerët!
#Erion Kristo

