KreuAktualitetiPse duhet të largohen nga drejtimi profesorë  si Marku? Si ka mundësi...

Pse duhet të largohen nga drejtimi profesorë  si Marku? Si ka mundësi që kësaj politike nuk mundet ti rezistojnë zërat dhe mendimi i lirë? 

Pse duhet të largohen nga drejtimi profesorë  si Marku? Si ka mundësi që kësaj politike nuk mundet ti rezistojnë zërat dhe mendimi i lirë?

A është dorëheqja e profesor Markut,  një vazhdimësi e dorëheqjes së dretjuesve kryesorë te P.D në Korçë?  Çfarëdo përgjigje që të ketë,  refreni është i njëjtë:  Mungesa e demokracisë, brenda partisë që duhet të mbajë flamurin e saj!

Dorëheqja lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”…

Mark Marku shprehet se do të dorëzojë mandatin e deputetit, nuk do të shkojë në Kuvend, dhe nuk do të paraqitet as në Këshillin Kombëtar të PD, ku do të zgjidhet kryesia dhe drejtuesit e rij të demokratëve

Sido që të jetë reagimi politik pas dorëheqjes së profesorit,  në raste të tilla ajo që humbet është vetë politika dhe shpresa e njerëzve që në parlament mos shohin produktin e dhuruar nga Basha në 2019, pas largimit nga parlamenti.

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit