KreuAktualitetiMos u çuditni...asgjë nuk ka ndodhur...thjesht ky është realiteti i futbollit shqiptar!...

Mos u çuditni…asgjë nuk ka ndodhur…thjesht ky është realiteti i futbollit shqiptar! /Nga Ilir Jano

Mos u çuditni…asgjë nuk ka ndodhur…thjesht ky është realiteti i futbollit shqiptar!

Askush nuk kënaqet e gëzohet nga mossuksesi i ekipeve shqiptare në Europë…askush, sado kundërshtar të jetë në fushat e lojës gjatë kampionatit.
Jemi mësuar të “fluturojmë”, të quhemi pretendentë kudo, të ngremë në qiell një futboll kombëtar, me një kampionat që s’ka patericë ta mbajë në këmbë…
Të eliminohesh nga një garë nuk është turp se futboll është, por kur ky eliminim është i turpshëm dhe i përsëritshëm në përmbajtje dhe formë, atëhere nevoja për ndryshim është urgjente dhe e domosdoshme!
Si mundet që dy nga ekipet më të mira të kampionatit tonë të eliminohen nga skuadra, në letër më të dobëta dhe pa eksperiencë? Pse Laçi vazhdon standart udhën e vet në Europë si çdo vit? Laçi nuk “pompohet”, punon…është ekip nga rrethet dhe si i tillë duhet të jetë me këmbë në tokë që të arrijë rezultate…është ekip, jashtë bulevardeve të Tiranës.
Le ta hedhim vështrimin tonë pak vite më mbrapa në kohë, atëhere kur Shqipëria luante në Europian dhe Skënderbeu në grupet e UEFA-s…suksese Kukësi, Partizani në Europë…
Por të mirën dhe suksesin këtu e luftojnë. E lufton paaftësia, burokracia, dashakeqësia…
Një prej sulmuesve më të mirë në Shqipëri, më të regullt dhe korrekt Salihi, mban mend ndeshjen e fundit në atdheun e tij me një karton të zi mbi supe, në vënd të medaljes që aq shumë e meritonte… ai iku, por foli… vetëm populli e sportdashësit e kuptuan dhe duartrokitën .

“FëShëFistët” dhe analistët e dënuan… e dëbuan, sepse veç kështu do mbronin produktin e tyre… dhe lotët korçare për grabitjen e titullit, ja shpërblyen Jorgjit me arbitrim në UEFA… Korçën kampione e internuan, dënuan, e dëbuan nga Europa me anonimet e trashëguara… dhe përfundimi nuk vonoi të trokasë… Ekipet shqiptare, pa asnjë rezultat në Europë!
Çdo gjë ecën në të njejtat shina! Paaftësia në piedestal, Eneat me kapistall në qafë, edhe sot e kësaj dite lëshohen në fushat e futbollit për të shënuar “viktimën” e rradhës…Ç’rëndësi ka se cili ekip fiton…rezultati është i pashmangshëm, vrasje e futbollit.
E kujtoni lumin e sharjeve për Skënderbeun, akuzat, denigrimin, shpifjet për çdo tranier dhe futbollist që fituan me djersën dhe mundin e tyre kampionate në Shqipëri dhe shumë përfaqësime në Europë?
E shkatëruan…gjetën një emër njeriu në Spanjë, thurrën shkresa me emër dhe pa emër për t’ja servirur Europës si “kavie” eksperimenti për ta dënuar…Ja arritën qëllimit dhe si hienat u vërsulën të merrnin nga korçarët tranierët dhe lojtarët që bënë historinë!
Nuk pamë futbollist, apo tranier të përmëndej me emër dhe të dënohej…jo dhe me të drejtë kjo! Qëllimi i tyre ishte shkatërimi i të bukurës, i futbollit, i Skënderbeut…Korçës!
Lojtarët “e korruptuar” ju duheshin për të ngritur ekipet e tyre.
Do thoni ju ç’na duhet historia? Pse ta kthejmë kokën prapa?
As unë nuk e di përse…mendja më shkon se çdo gjë në këtë vend ikën…ikën…ikën paralel…

Ilir Jano 15 korrik 2022

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit