KreuKulturë / Art"Na nevojitet vetëm Krishti dhe shpirti... Ruajini këto dhe kurrë mos i...

“Na nevojitet vetëm Krishti dhe shpirti… Ruajini këto dhe kurrë mos i humbisni !” Shën Kozmai i Etolisë

Çdo vit, më 24 gusht Kisha jonë kremton Hierodëshmorin Kozma të Kolkondasit. Në vitet më të errëta të robërisë, shenjtori la manastirin dhe u përpoq me të gjitha forcat për të rigjallëruar kandilin e besimit Orthodhoks, që po fikej nën errësirën osmane. Kjo e kremte kremtohet edhe në mbarë vendin, përveçse në manastirin e tij.

Të hënën, 23 gusht 2021, Mbrëmësorja e shenjtorit u krye u krye në bregun e lumit Seman, afër fshatit Mujalli, në vendin ku u martirizua Shën Kozmai. Në këtë vend, nga viti 2018 ngrihet një kryq i madh druri, pranë të cilit u krye shërbesa nga Mitropoliti i Apollonisë, Hirësi Nikolla.

Sot më 24 gusht 2021, kremtimet u kryen në manastirin kushtuar shenjtorit, që mban dhe emrin e tij, në fshatin Kolkondas të Myzeqesë, kisha dhe ambientet e të cilit u mbushën me besimtarë të ardhur nga gjithë zona, por edhe nga gjithë vendi, si dhe nga jashtë…

“Krishti dhe shpirti
Leri ata të të djegin trupin, lejoi ta përcëllojnë, lejoi të të marrin çdo pasuri…mos u shqetëso…jepi të gjitha…asnjë prej këtyre nuk është e jotja. Na nevojitet vetëm Krishti dhe shpirti. Edhe nëse e gjithë bota shkatërohet, asnjë nuk mund të t’i marrë këto të dyja kundra vullnetit tënd. Ruajini këto dhe kurrë mos i humbisni !”
Shën Kozmai i Etolisë

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit