KreuAktualitetiPërsëri pranë detit... T'i shpëtosh botës, kjo është ideja!/VIKI JANO

Përsëri pranë detit… T’i shpëtosh botës, kjo është ideja!/VIKI JANO

Përsëri pranë detit… T’i shpëtosh botës, kjo është ideja!

Gjithçka merr pjesë në këtë shkëputje që mban emrin relaks, një eksperience që na jep mundësinë të vështrojmë në pikën më të largët të horizontit pa menduar për një të shkuar apo një të ardhme, që na fut në ëndërrime gjatë përgjumjes në diell dhe na ushqen me një botë ideale, gati mitike.

Një botë pa një bllok oraresh, takimesh, punësh që “therasin” për t’u bërë, sepse gjëja më e mirë që mund të bësh në një periudhë të tillë është të mos bësh asgjë…

Të gjitha keto të shtyjnë të ndihesh njeri tjetër…më transparente, me e lehte, më e paqtë….

Pranë detit, në vëndlindje…pa zhurma “patriotike”, pa këngë “me urdhër”…atje ku detit i thonë det dhe muzikës,  muzikë…Të dyja na bashkojnë me të panjohurën dhe të dyja i dëshirojmë…të dyja i shpërfillin kufijtë…

Halkidhiki – gusht  2021

#Viki Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit