HomePe Korçe(Selaniku, ëndërr e e rinisë tonë)...nga Agim Xhafka

(Selaniku, ëndërr e e rinisë tonë)…nga Agim Xhafka

SELANIKU.

Kam qënë disa herë atje,në atë qytet aq të bukur,aq të paster,me shumë jetë. Më ka pëlqyer përherë,por tani tepër e më tepër. Se është bërë si Korça/1. Sa herë flas me ndonjë kushëri më thotë jam në Selanik. Dua të takoj ndonjë shok e kur trokas te dera më thotë komshiu e ke në Selanik. Hap fb e mjaft miqve e poshtë fotove lexoj dasmë në Selanik,ditëlindje në Selanik.
Më duket sikur qyteti im ka hipur mbi një karrocë me kuzhineta dhe e ka mbajtur frymën në Selanik. Krejt Korça gjendet atje. Sa mirë që ndodhi kështu se puna atje mban Korçën gjallë.

Ndryshe qyteti im do ishte mbushur me lypësa,me pleq dhe do ishte boshatisur krejt. Vrapit do ia mbathnim në Durrës a në Tiranë. Por ja që na u gjendën grekët. Si dikur ne. Dhe shpëtuam veten e qytetin. Se jemi gjallë e po rrojmë mirë. Me serenata e me dasma. Por mos harrojmë t’i këndojmë dhe Selanikut që na u gjend si një baba i pergjegjshëm dhe u kujdes për çunin e vet,por dhe per bijtë e bijat e Korçës. Thanks,qyteti i bukur dhe qyteti i dorës së shtrirë. Efkaristo…
(Selaniku, enderr e e rinise tone)…nga Agim Xhafka

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments