KreuAktualitetiNdalohen celularët dhe kamerat/ Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së,...

Ndalohen celularët dhe kamerat/ Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, shtrëngohen masat dhe kufizimet për mediat

Hyn në fuqi prej ditës së sotme rregullorja e re e GJKKO-së, e cila vendos kufizime të reja për praninë dhe aktivitetin e mediave në ambientet e gjykatës.

Rregullorja e re, kufizon mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin proceset gjyqësore dhe të raportojnë nga ambientet e institucionit.

Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga gazetarët. Kufizime të reja ka edhe për praninë e kamerave.
Në rastet kur në sallat e gjyqit nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë gazetarët, hyrja e tyre do të bëhet me rotacion.

Dokumenti është hartuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe sqaron rregullat që do të zbatohen për mediat dhe palët e tjera që ndjekin proceset gjyqësore

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit