KreuKulturë / ArtNderoni "Mbretëreshën e poezisë"....Ajo është korçarja  Zhuljana Jorganxhi!

Nderoni “Mbretëreshën e poezisë”….Ajo është korçarja  Zhuljana Jorganxhi!

Nderoni “Mbretëreshën e poezisë”….Ajo është korçarja  Zhuljana Jorganxhi!

“Por dicka pa thënë pa mbetur,
Le të tjerët ta tregojnë.
Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por ti jeto..”

Jeto!

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dine seç është mirësia.

Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.

Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.

Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.
Të dua, të dua, të dua,
Oh këngë hyjnore e kësaj bote.

Që pëshperitet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por ti jeto!

Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i nje artisti.

Por dicka pa thënë pa mbetur,
Le të tjerët ta tregojnë.
Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por ti jeto..

Zhuljana Jorganxhi.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit