Ndërron jetë Kastriot Myftaraj…gazetar i njohur investigativ dhe “misterioz”…
Emisioni “Ju flet Moska”Tiranë në Ora News, humbet moderatorin e saj.
Gazetari korçar Kastriot Myftaraj është autor i disa librave dhe shkrimeve, ai së fundmi drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
@NewsIn.Al

