Ndeshje përcaktuese për kualifikimet në Kampionatin Europian.
Skuadra kuqezi pothuajse e ka siguruar kualifikimin për EURO 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. Kombëtares i mjafton vetëm një pikë në dy ndeshje.
Ashtu siç pritej, duke parë formën e mirë që Kombëtarja shqiptare po kalon në këtë fushatë kualifikuese, edhe kompanitë e basteve shohin si favoritë kuqezinjtë në përballjen me Moldavinë.
Një fitore e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.82, ndërsa barazimi shkon në 3.40
Sipas kompanive të huaja, një fitore për vendësit vlerësohet 4,35 ndërsa 2.25 është kuota e shënimit të 3 golave.
Në Greqi që tani ka filluar një “dyndje” e shqiptarëve për të vënë bast për fitoren e ekipit të tyre të zemrës.
Ndërkohë fitorja e shpresave në Rumani kuotohet me 4,85, barazimi 3, 85 ndërsa fitorja e rumunëve 1,55.

@NewsIn.Al

