KreuAktualitetiNdodhin në Shqipëri...Skandali i incenetatorëve- pas vdekjes firmosi për të fituar 8...

Ndodhin në Shqipëri…Skandali i incenetatorëve- pas vdekjes firmosi për të fituar 8 milion dollarë!

Ndodhin në Shqipëri…pas vdekjes firmosi për të fituar 8 milion dollarë!

Thellohet skandali i evazionit fiskal 189 milionë eurove, pjesë e së cilës janë edhe kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos.

Gazetari Romir Saraçi ka publikuar në emisionin Task Force në Syri Tv dokumente të tjera, ku tregohet se si firma e Gjyste Serrmit është përdorur pas vdekjes edhe në një tjetër kompani, e këtë herë duke i shkaktuar shtetit një dëm shtesë prej 800 milionë lekësh, veç evazionit që kishte kryer kjo kompani.

Nga dokumentet rezulton se të njëjtit persona çifti Dashamir e Vjollca Ymeri kanë përdorur të njëjtën skemë, duke falsifikuar firmën e të ndjerës Gjyste Serrmi pas vdekjes e më pas kanë dorëzuar pranë Drejtorisë së Tatimeve bilancin e vitit 2016 kur kanë kryer një xhiro mbi 8 miliardë lekë.

Sipas këtyre dokumenteve rezulton se kompania i është shitur Gjyste Serrmi rreth një vit para vdekjes, kur Dashamir e Vjollca Ymeri kishin kryer fatura fiktive në vlerën e 8 miliardë lekëve.

Pasi kishin kryer procedurat, për të humbur gjurmët e për t’i shpëtuar detyrimeve ndaj shtetit, shitën kompaninë te Gjyste Serrmi. @NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit