KreuAktualitetiNdryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë…

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë…

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvizje tjetër, por në rang zëvendësministri.

Sic mësohet nga mediat është liruar nga detyra zv.ministri i Drejtësisë, Tedi Dobi dhe në vend të tij është emëruar Nadia Rusi. Ajo është lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2010.

Rreth një vit më parë Rusi punoi si eksperte në komisionin e posacëm parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Nuk dihen arsyet e kësaj lëvivzje teksa kujtojmë se Dobi ka qenë negociatori me BE-në për Kapitullin 23; Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit