KreuAktualitetiNë çdo libër, ne "lexonim" dhe buzëqeshjen tënde...

Në çdo libër, ne “lexonim” dhe buzëqeshjen tënde…

Në çdo libër, ne “lexonim” dhe buzëqeshjen tënde…

Vjen një ditë që ndahesh nga njerëz shumë të veçantë, të cilët ndonëse nuk janë pjesë e familjes, lenë pas një dhimbje të madhe. E tillë , e veçantë ishte profesore Shpresa. Ne edhe në bangat e shkollës, ku presorja aq bukur na spjegonte letërsinë, na ushqente dashurinë për librin, e konsideronim shoqe, mike… buzëqeshja e saj bënte këdo për vete.
Ja çfarë shkruan profesore Zhuljeta Grabocka Çina, për Shpresa Tabakun:

Sa i dhimbshëm më erdhi ky lajm i kësaj mbasdite të hëne. Shpresa e dashur, ike në një kohë të trishtë, por bota njeh shumë pak njerëz si ty, me shpirt unik, të bukur e rebel.
Le pas mungesë të pa rikthyeshme. E përkthyer në tisin e kujtmeve të pafajsisë së viteve të gjimnazit e të fakultetit. Fati e deshi të ndanim mendim e përvojë pune edhe si kolege. Mësuesinë e ushtrove nëpër dekada me pasion dritërues, e gdhënde në memorjen e brezve që edukove, mësuesen e dashuruar përjetësisht me letërsinë, me korektësinë e ndjeshmërinë si rrallë kush për të bukurën.
Korçën e deshe aq shumë, por edhe ajo të fali po aq shumë dashuri e krenari, për ty, bijën e saj.
Mbete përherë me shpirt ti ri dhe të papërkulur!
I paharruar kujtimi yt, mikja ime e shtrenjtë Shpresa Tabaku!

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit