KreuKulturë / ArtKOZETA KURTI- Jeta është shumë e shkurtër për të pasur frikë qoftë...

KOZETA KURTI- Jeta është shumë e shkurtër për të pasur frikë qoftë edhe nga një moment i vetëm që të bën të gëzosh.

1- Po, ngaqë prisja një orkestër full, sigurisht prisja më shumë live dhe më pak baza e stems, por kjo është personale, se ky, ashtu-kështu, do jetë në tur në Rusi, Poloni, Francë, Gjermani, Spanjë etj.

2- Po, hodhën gaz lotsjellës, por nuk braktisi njeri koncertin. A pati panik? Sigurisht që pati, por zgjati pak sekonda dhe nuk e di pse, por unë personalisht pas këtij momenti, vura re tek njerëzit më tepër “agresivitet” për t’u argëtuar.

3- Jo, hyrja për në koncert, nuk ishte aq argëtuese sa vetë koncerti. Dhe këtu nuk e kam fjalën për aq shumë kufizime me barriera, se atë e kam parë në dhjetra koncerte që kam ndjekur, por për aq shumë policë dhe qen që të sillnin një ndjenjë trishtimi, e cila më shumë anonte nga “Funeral” se sa nga “Wedding” Band, por edhe kjo e kuptueshme për aq shumë presion dhe ultimatume sa u dhanë e thanë.

4, 5, 6, 7, 8, 9 s’po i them se “kam frikë” mos duken si provokim.

10- Jeta është shumë e shkurtër për të pasur frikë qoftë edhe nga një moment i vetëm që të bën të gëzosh.

P.S. Jam e vetëdijshme që do kem plot mesazhe “others” të tipit: “a e more Bregovicin në mbramje në shpi”- (të tjerat s’po i vazhdoj, se nuk kam talent në hard porno), por nuk kam fuqi të shpjegoj një foto më shumë në albumin ku gjendet, Klaus Meine, Joey Tempes, Ian Gillan, David Coverdale, Lenny Cravitz, Madonna, Dolores ‘O Riordan, Blues Brothers, Dj Bobo, Shiller, Sean Paul, Coolio e kush i mban mend të tërë.
Dmth nuk kam fuqi t’u shpjegoj kush janë këta…

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit