KreuAktualitetiNe nuk gjykojmë historinë ...ne duam ta kujtojmë dhe vleresojmë atë!

Ne nuk gjykojmë historinë …ne duam ta kujtojmë dhe vleresojmë atë!

Ne nuk gjykojmë historinë …ne duam ta kujtojmë dhe vleresojmë atë!

Në vitet 1916-1918 në asnjë qytet ku banonin shqiptarë nuk valvitej askund flamuri i Skënderbeut, veç se në Korçën tonë.


– Në asnjë qytet tjetër pushteti vendor dhe shërbimet publike ndaj popullatës nuk i kryente asnjë administratë shqiptare, veç Korçes tonë.
– Në asnjë qytet tjetër të Shqipërise nuk këndohej lirisht si në Korçën tonë, himni kombetar dhe në shkollë mësohej gjuha e ëmbël shqipe.
Ja keto, e shumë te tjera, janë fakte e rrethana që na bëjnë ne, pasardhësit e atyre burrave të mënçur e atdhedashës, që të qënit korçar, ta kemi një simbol krenarie për qytetin tonë. ..

Asgjë nuk është e rastësishme…105 vite më parë, a nuk ishte një Republikë më vete Korça? A nuk është edhe sot “më vete” Korça me kulturën, edukatën dhe qytetërimin e saj???
Nuk është e thënë që të të kuptojnë të gjithë e kjo është normale…dhe nese kjo normale “e pakuptimte” tejkalohet, përsëri ti thua që është normale…
Një proverb francez thotë se ” më e mira është shpesh armiku i së mirës”. Është mjaft e vërtetë, por njeriut nuk i duhet e mira, i duhet shumë e mira…e kjo është arsyeja e përparimit të njerëzimit…
Thonë se nga kërkesa për të qënë më e mira Korçës i thonë “Paris i vogël”…
Prandaj sot llafet dhe llafkat, teoritë dhe teoriçkat, partitë dhe partiçkat, patrotçinjtë dhe patriotkat i dëgjojmë, qeshim dhe me muzikën jetojmë…

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit