NË DITËN BOTËRORE TË EMIGRIMIT!
1990-2021!
31 vjet e më tepër kaluan që nga dita kur Shqipëria filloi të vetëeksperimentojë procesin e dhimbshëm dhe të pa kontrolluar të emigrimit spontan.
Me gjithë moderimet që ka pësuar dy katërvjecarët e fundit ky proces, mbetet gjemb ne axhendën e politikës së jashtme të qeverisë shqiptare , e cila është përqëndruar katërcipërisht në zbatimin e një platforme politike emigratore, me bazë kulturën dhe traditën kombëtare, duke i mëshuar pa dashje dhe indirekt, fuqizimit te ndergjegjies etnike dhe jo përkatësisë shtetare.
Sot në ditën botërore të emigrantit, emigranti shqiptar është pagëzuar ” Diasporë” , pa përmbushur asnjë kriter për të gëzuar titullin e sforcuar, i cili dëgjohet ” GLAMOUR” në veshët e lodhur të një kontigjenti njerëzish me një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë kufirit.
Ky titull pompoz, lan duart nga cdo problem, ankesë dhe kërkesë që mund të parashtrojnë ne vendin amë emigrantët shqiptarë.
Pankarta me abetare, qeleshe, poturre, opinga, gota rakije dhe folklor provincial shtrohen përballë kufijve , jo më atyre fizikë, por te kufijve institucionalë që janë krijuar nga politikat emigratore te pamjaftueshme dhe sipërfaqesore, të cilat në të shumtën e rasteve, krijojnë barriera të pakapërcyeshme me pasoja traumatike për integrimin e cdo emigranti. Shteti ynë dhe shtetet pritëse, me shumë se kurrë duhet te ulen në tryeza bashkëpunimi. E drejta themelore e lëvizjes së lirë dhe zgjedhjes së vendit për jetesë, tashmë vihet ne DISKUTIM!!!!
#18_December_International_Migrant_Day!!!
Armida Plangarica
@NewsIn.Al

