KreuKulturë / Art-BRENDA SYRIT TËND- U bë kohë që nuk kam gjumë, Në...

-BRENDA SYRIT TËND- U bë kohë që nuk kam gjumë, Në syrin tënd e kam lënë atë dhe ëndrrën…/Armenida Qyqja

-BRENDA SYRIT TËND-

U bë kohë që nuk kam gjumë,
Në syrin tënd e kam lënë atë dhe ëndrrën,
S’di kush sonte më mungon më shumë,
Ti a syri ku veten kam lënë unë?!

Humbën dhe yjet me natën e fundit,
Në udhën e gjatë nga ika unë,
Brenda zemrës më bën dritë zëri yt,
Frikë të mos kem vetem…

Me frymën tënde i ndez ti meridianët,
Dhe paralelet e ftohur ku jetët na nderen,
Sensin e kohës vazhdoj të humb ditë e natë,
Brenda syrit që më do më shumë se veten…

-ARMENIDA-
(Dhjetor 2021)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit