Temperaturat e ulëta, nuk pengojnë demokratët korçarë t’ju drejtohen kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në lidhje me pasuesin e Berishës në krye të PD Lulzim Basha.
Sipas tyre PD jo vetëm që nuk ka reflektuar këto 8 vite në opozitë, por ka shkuar gjithnjë e më poshtë. Për ta fajtori kryesor është drejtuesi i selisë blu Basha i cili e ka kthyer partinë në një zyrë punësimi për njerëzit e tij dhe diktaturë për kundërshtarët.
Ngjarjet e fundit brenda PD, kuvendi i 11 dhjetorit e solli si detyrim këtë votim mosbesimi për liderin e sotëm të PD. 25 Prilli tregoi dështimin e lidershipit dhe projektit të tij. Për ta Basha nuk ka çfarë të japë më në krye të partisë më të madhe opozitare në vend!

@NewsIn.Al


