Saturday, July 4, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“ Ne flisnim me Themistokliun...” / Ilir Jano

“ Ne flisnim me Themistokliun…” / Ilir Jano

Ne flisnim me Themistokliun…

Mbase sot duket e çuditshme dhe shumë nuk mund ta kuptojnë se si mund të bisedohet me një bust, por për ne rininë e viteve 80, apo më parë kjo ishte e zakonshme.
Bashta për ne ishte çdo gjë…ishte rinia dhe biblioteka, ishte shkolla dhe shtëpia, ishte e bukura dhe e ndaluara, ishte shoqëria dhe miqësia, ishim ne dhe Themistokliu…ishte Korça dhe Bota…!
Po, ishte Korça ku jetonim dhe Bota që ëndërronim, e midis tyre gjithmonë qëndronte Themistokliu!

Përse Themistokliu?

– Që kur ishim fëmijë në mendjet tona ishte kalitur dhe ushqyer me ëmbëlsi 10 dhjetori i 1916-ës, si një ditë kur Korça u shpall “Republike Autonome”, e pavarur dhe autoritare.
Themistokli Gërmenji për ne ishte idhulli, ishte simbol i të drejtës që duhet të gëzonim dhe ne si rinia e gjithë Botës sl qyteteruar.
Ne kështu na pëlqente të ëndërronim…ne e donim Korçën larg nga HIJA e Diktaturës,.e donim më vete…e donim të lirë dhe Europiane…e donim Paris të vogel, ashtu si e njihte historia dhe të parët tanë.
E diskutonim midis nesh dhe fantazia na shpinte në Luksemburg e Monte Karlo, Lihteshtejn e San Marino, pavarësisht se e dinim se nuk ishte e njëjta gjë.
E megjithatë ne jetonim dhe besonim,.për sa kohë Themistokliu qëndronte aty me ne, madhështor dhe më këmbë, ne duhet të shpresonim !
Ne i besonim atij…i besonim sekretet tona, i luteshim dhe flisnim…
Kanë kaluar shumë vite që atëhere, kohët ndryshuan dhe mua përsëri kur kaloj para tij, më duket si e çuditshme të mos i flas Themistokliut tonë…
Dhe besoj se nuk jam i vetmi…

Screenshot

Ilir Jano
Korçë, 10 Dhjetor 2016

NewsIn.al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments