Friday, June 5, 2026
spot_img
HomeAktualitetiOpozita thotë se do të bëjë “namin”! Arlind Qori bën paralajmërimin për...

Opozita thotë se do të bëjë “namin”! Arlind Qori bën paralajmërimin për të enjten

Opozita thotë se do të bëjë “namin”! Arlind Qori bën paralajmërimin për të enjten

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka paralajmëruar protestë të enjten në orën 18:00 në Kuvendin e Shqipërisë.

Dukshëm opozita është e përçarë dhe në asnjë moment nuk bëhen bashkë, as per protesta pasi Partia Demokratike proteston nën drejtimin e Sali Berishës çdo të hënë.

Adriatik Lapaj pasi u shua protesta e Berishës nisi protestën e tij, i vetëm me një karrige përpara kryeministrisë. Ndërsa i treti, Arlind Qori thotë se Lëvizja Bashkë do të organizojë protestë të enjten në Parlament.

Nuk më duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministra e deputetë janë përparësia e vendit tonë. Ditën e enjte në orën 18:00, “Lëvizja Bashkë” ka thirrur të gjithë qytetarët që të shkojmë tek Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm. Këtë e harrojmë se ato që kanë pushtetin ekzekutiv kanë shpërfillur popullin ashtu edhe Kuvendin. Do të mblidhemi te Kuvendi për t’i kërkuar që të bëj detyrën në kushtet e një krize të madhe morale të qeverisjes, në kushtet e korrupsionit të gjithanshëm. Nuk ka gjëra të parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste. Politika është raport forcash dhe ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve që ky raport forcash të drejtpeshohet. Nëse të premten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do të ketë më shumicën parlamentare”, tha Qori.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments